Rusia dënon sulmet e ShBA-së ndaj aeroportit ushtarak sirian

2017-04-27 10:20:34 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu tha në konferencën e sigurisë ndërkombëtare në Moskë se sulmet e ShBA-së ndaj aeroportit ushtarak në Siri bien në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar. Në të njëjtën ditë, Ministria e Jashtme e Sirisë deklaroi se dënon ashpër sulmet ajrore të Turqisë ndaj Sirisë.

Shoigu tha se veprimet e ShBA-së kanë shkelur ligjin ndërkombëtar, ndërkohë kërcënojnë sigurinë e ushtarëve rusë që ushtrojnë misionin në Siri. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë deklaroi se do të marrë masa për të garantuar sigurinë e ushtrisë ruse.

Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Sirisë thuhet se veprimet e palës turke kundërshtojnë ligjin ndërkombëtar dhe "Kartën e OKB-së" dhe është agresion i hapur ndaj Sirisë, duke e paralajmëruar palën turke të mos shkelë parimet e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Sirisë.

Deklarata i bëri thirrje gjithashtu komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së të dënojnë agresionin turk dhe politikat që ndjek për trajtimin e terrorizmit.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore