"China Mobile" ul tarifat e roaming për vendet e "Një brez, një rrugë"

2017-04-27 10:19:42 CRI Komenti juaj Printoni

"China Mobile" deklaroi se do të ulë tarifat e roaming-ut në 64 vendet e rajonet përgjatë nismës "Një brez, një rrugë".

Duke nisur nga 1 maji, tarifat e roaming-ut për përdoruesit e "China Mobile" në ato zonat do të ulen në 0.99 juanë, ose më pak se 15 cent për minutë.

Përdoruesit do të kenë tarifa më të lira për përdorimin e internetit në celular në 53 zonave.

Paketat tarifore 30, 60, dhe 90 juanë për përdorimin e përditshëm të pakufizuar të internetit do të jenë në dispozicion në vende dhe rajone të ndryshme.

Nisma "Një brez, një rrugë" u propozua nga Kina në vitin 2013 dhe përbëhet nga Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të. (Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore