Wang Yi: Kemi arsye të mjaftueshme për të shtuar fuqinë ushtarake

2017-04-27 10:17:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi u shpreh se vendi ka arsye të mjaftueshme për të forcuar aftësinë mbrojtëse të interesave të ligjshme jashtë vendit dhe për të kontribuar për paqen rajonale e ndërkombëtare.

Z. Wang i bëri këto komente të mërkurën, ndërsa doli para gazetarëve në Berlin, së bashku me homologun e tij gjerman Sigmar Gabriel.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari gjerman mbi qëllimin e Kinës mbi prezantimin e aeroplanmbajtëses së parë të prodhuar me forcat e veta, Wang shtoi se Kina do të vazhdojë t'i qaset politikës së saj ushtarake të mbrojtjes kombëtare dhe theksoi se Pekini nuk do të dhe nuk ka synuar kurrë ekspansion. (Zhang Yan/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore