Kina fton tenderues globalë për projektimin e Zonës së Re

2017-04-27 10:16:21 CRI Komenti juaj Printoni

Provinca Hebei ka njoftuar se do të hapë tender global për të planifikuar dhe projektuar Zonën e Re Xiongan.

Zv./drejtori i komisionit përgatitor të Zonës së Re Xiongan, Niu Jingfeng, tha se talentet më të larta po punojnë për planifikimin e zonës së re ekonomike dhe do të organizohet një konkurs për idetë e projektimit.

Gjithashtu mirpriten edhe planet e veçanta për kontrollin administrativ.

Zona e re shtrihet rreth 100 kilometra në jugperëndim të Pekinit dhe do të mbulojë një sipërfaqje prej 2,000 km2, me një popullsi nga 2 në 2.5 milionë.

Xiongan do të stimulojë të gjtiha krahinat Pekin, Tianjin e Hebei, kurse Pekini do të përqendrojë epërsitë e tij në teknologjinë, kulturën dhe ndërkombëtarizimin. Kështu, në krahinat Pekin, Tianjin dhe Hebei do të formohet qendra e novacionit, qendra e manifakturës së nivelit të lartë si dhe qendra e shërbimeve moderne. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore