Kandidati kryesor presidencial i Koresë së Jugut del në avantazh të dukshëm

2017-04-27 10:14:02 CRI Komenti juaj Printoni

Kandidati i parë për president i Koresë së Jugut ka dalë në avantazh ndaj kundërshtarit të tij kryesor në sondazhet e opinionit, vetëm dy javë para zgjedhjeve që do t'i japin mandatin e kreut të shtetit pasuesit të presidentes së shkarkuar Park Geun-hye.

Moon Jae-in i partisë kryesore opozitare Minjoo, gëzon tani rreth 40 për qind të mbështetjes popullore.

Ai ndodhet 26 për qind para kandidatit Ahn Cheol-soo i Partisë Popullore të qendrës së djathtë.

Hendeku mes të dyve ishte ngushtuar në më pak se 1 për qind rreth dy javë më parë. Sidoqoftë, mbështetja për Ahn ka rënë që prej zhvillimit të debateve të fundit televizivë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore