Zhvillimi i aeroplanmbajtëses kineze dhe roli i saj në çështjet ndërkombëtare

2017-04-27 10:08:29 CRI Komenti juaj Printoni

Marina Kineze kremtoi të dielën 68-vjetorin e themelimit të saj.

Ndërsa ushtria shfrytëzoi rastin për të treguar përparimin e saj të fundit në zhvillimin detar, aeroplanmbajtësja e parë ndërtuar në vend, e quajtur paraprakisht 001A, është vënë përsëri në qendër të vëmendjes.

Zhvillimi i këtij transportuesi që e bën Kinën një nga vendet me më shumë se një aeroplanmbajtëse, ka ngritur shumë pyetje rreth qëllimit të Kinës për forcimin e marinës së saj.

Shumica e vëzhguesve ushtarakë kinezë thonë se një Kinë e pajisur me transportues do të ndihmojë në ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit botëror.

Sidoqoftë, spekulimet rreth ambicjeve detare të Kinës kanë ekzistuar që para disa vitesh kur aeroplanmbajtësja e parë, Liaoning, u ble e gjysmëpërfunduar nga një kantier detar ukrainas në vitin 1998.

Liaoning, që më parë njihej si Varyag, u ndërtua në vitet '80 për marinën sovjetike, por nuk u përfundua asnjëherë.

Ekzistenca e Liaoning bëri që vendet në rajon, përfshi Japonia, të shprehnin shqetësime rreth forcimit të marinës kineze.

Duke përmendur shtimin e aftësive për ofrimin e ndihmës në zgjidhjen e çështjeve globale, zyrtarët argumentojnë se Kina ka ideale të përbashkëta me komunitetin ndërkombëtar. Një Kinë më e fuqishme mund të japë më shumë kontribut ndaj paqes dhe stabilitetit botëror.

Për aeroplanmbajtësen e re, autoritetet ushtarake nuk kanë dhënë ende hollësira, përveçse thanë se do të transportojë avionët kinezë luftarakë J-15 dhe do të ketë më shumë "përmirësime" krahasuar me Liaoning.

Diskutimet rreth transportuesit të ri kanë çuar në pyetjen se pse Kina dëshiron më shumë aeroplanmbajtëse. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore