Kinë: Programi për ruajtjen e drerit të rrallë, i suksesshëm

2017-04-27 20:04:58 CRI Komenti juaj Printoni

Dreri milu, i quajtur edhe dreri Père David, ka jetuar në Kinë prej qindra mijë vjetësh dhe ka qenë ndër kafshët që mbaheshin në rezervatet e gjuetisë të perandorëve në kohët e lashta.

Aktualisht në Kinë ka rreth 5500 drerë milu, 600 nga të cilët jetojnë në natyrë në provincat qendrore kineze të Hubeit dhe Hunanit përgjatë lumit Jance.

Disa nga speciet e këtij dreri mbahen edhe në Qendrën e Kërkimeve Ekologjike Milu të Pekinit, ku dikur ndodhej vendi i gjuetisë së perandorit kinez.

Gjatë një periudhe 6-javore duke filluar nga prilli, rreth 30 të vegjël pritet të lindin, duke e rritur numrin e drerëve milu në këtë qendër në 150.

Zëvendësdrejtori i Qendrës Guo Geng thotë se Kina ka përgjegjësi për të ruajtur speciet e këtij dreri për brezat e ardhshëm:

"Mbrojtja nga ne e miluve ka të bëjë me mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe natyrore. Ata na janë dhënë nga paraardhësit tanë dhe ne kemi përgjegjësinë për të vazhduar rritjen e tyre si trashëgimi e gjallë kineze. Ka histori, kulturë, poezi, fjalë, libra. Por, në qoftë se ata zhduken jashtë librave, atëherë brezi i ardhshëm do të pendohet jashtëzakonisht."

Mrekulli
Lajmet Kryesore