Kina do të punojë për zbatimin e Agjendës 2030 të OKB-së nëpërmjet inovacionit

2017-04-27 17:41:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kina është e gatshme të punojë me vendet e tjera për zbatimin e Agjendës për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030 nëpërmjet inovacionit, u shpreh të mërkurën Liu Jieyi, përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB.

Në një veprimtari të organizuar me rastin e Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 2017 nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale, Liu Jieyi tha: "Bota e sotme është një bashkësi. E ardhmja jonë e përbashkët varet nga risitë."

Ai theksoi që Kina e ka përfshirë Agjendën 2030 në Planin e vet të 13-të Pesëvjeçar të Zhvillimit Ekonomik e Shoqëror dhe ka përcaktuar kursin e zhvillimit novator, të gjelbër, të hapur dhe të përbashkët.

"Ne po ndërtojmë një sistem kombëtar të inovacionit teknologjik dhe institucional, për të integruar shkencën dhe teknologjinë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror, për t'i kthyer kërkimet në zhvillim dhe për të nxitur motorët e rinj të zhvillimit," tha i dërguari kinez në OKB.

Mrekulli
Lajmet Kryesore