Kina prezanton aeroplanmbajtësen e parë të ndërtuar në vend

2017-04-26 10:24:28 CRI Komenti juaj Printoni
Kina prezantoi aeroplanmbajtësen e saj të parë të ndërtuar në vend, njoftoi të mërkurën në mëngjes agjencia e lajmeve Xinhua, pa dhënë hollësi të mëtejshme.

Përgatitjet për aeroplan mbajtësen e dytë të Kinës kanë filluar që para disa ditësh në Dalian të provincës Liaoning.

Transportuesi i ri, i quajtur paraprakisht Tipi 001A, është 315 metra i gjatë, 75 metra i gjerë dhe ka një shpejtësi prej 57.5 km/h. Aeroplanmbajtësja ka një kapacitet prej 70,000 tonësh.

Ajo është pak më e madhe se aeroplanmbajtësja e parë e vendit, Liaoning, të cilën Kina e bleu të gjysmepërfunduar nga një kantier detar ukrainas në vitin 1998. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore