Kancelarja gjermane Merkel takon ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi

2017-04-26 10:18:27 CRI Komenti juaj Printoni

Kancelarja gjermane Angela Merkel u takua të martën me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në Berlin. Zyrtari kinez ndodhet për një vizitë zyrtare për të marrë pjesë në raundin e tretë të dialogut strategjik, diplomatik dhe të sigurisë mes Gjermanisë dhe Kinës.

Gjatë takimit, kancelarja Merkel vlerësoi arritjet e fundit të marrëdhënieve kino-gjermane dhe nënvizoi se ajo dëshiron t'u japë gjallëri të re marrëdhënieve të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik. Merkel gjithashtu shprehu mbështetje për nismën e Kinës "Një Brez, Një Rrugë" të propozuar nga presidenti Xi Jinping.

Gjermania po përgatitet për Samitin e G20-s që do të zhvillohet në Hamburg dhe kancelarja beson se në arritjen e rezultateve të mira me mbështetjen e Kinës.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha se të dy palët do të nxitin marrëdhëniet e partneritetit gjithëpërfshirës strategjik edhe me rastin 45-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

Ai nënvizoi zhvillimin e një seri shkëmbimesh të nivelit të lartë mes dy vendeve dhe shpreson se me këtë rast të dy vendet do të mund të dërgojnë një sinjal të qartë mbi vendosmërinë e tyre për të ruajtur sistemin shumëpalësh ndërkombëtar, mbrojnë parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe një qëndrim paqësor për të zgjidhur çështjet ndërkombëtare. Wang theksoi gjithashtu ruajtjen e tregtisë së lirë, ndërtimin e një ekonomie të hapur, dhe zhvillimin e shëndetshëm të globalizmit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore