Nju Jork, mbahet Forumi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Financiar dhe Infrastrukturor

2017-04-26 09:52:27 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkëpunimi në infrastrukturë dhe Nisma "Një brez, një rrugë" ishin dy tema kryesore mes përfaqësuesve që morën pjesë në Forumi Ndërkombëtar të Bashkëpunimit Financiar dhe Infrastrukturor 2017, mbajtur në Nju Jork.

Rreth 200 zyrtarë të lartë dhe drejtues kompanish të njohura ishin të pranishëm në forumin që u mbajt në selinë e agjencisë "Bloomberg".

Shumë pjesëmarrës shprehën besim dhe optimizëm mbi bashkëpunimin ekonomik Kinë-SHBA, veçanërisht në drejtim të investimeve të mëdha në infrastrukturë.

Guvernatori i Kentucky-t, Matt Bevin, tha se bashkëpunimi dypalësh në fushën e investimeve dhe të infrastrukturës është premtues për dy palët.

"Ne si komb kemi aftësinë për të përmbushur disa nga kërkesat në infrastrukturën tonë me fondet tona, por në të njëjtën kohë do të lindë nevoja për më shumë kapital. Investitorët kinezë janë investitorë të mençur dhe ata e kuptojnë mundësinë dhe ne kuptojnë kapitalin. Mendoj se duhet ta bëjmë atë investim të mençur së bashku."

Shumë përfaqësues thanë se Kina duhet të vazhdojë me kërkesën për sistemet e saj transportit dhe zhvillimin e pasurive të paluajtshme, ndërkohë që SHBA-ja duhet të të përmirësojë projektet infrastrukturore.

Një tjetër temë që u theksua në këtë Forum nga të pranishmit ishte Nisma e propozuar nga Kina "Një brez, një rrugë", që përbëhet nga Brezi i Ri Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit që lidh Kinën me Europën përmes Azisë Qendrore dhe Perëndimore dhe Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të.

Në fjalimin e tij në forum, ambasadori i Kinës në SHBA, Cui Tiankai, e përshkroi nismën më shumë si një "simfoni" sesa si një "solo."

"Nisma 'Një brez, një rrugë' është një platformë e hapur dhe gjithëpërfshirëse për zhvillim dhe jo një arenë për rivalitet gjeostrategjik. Kjo nismë synon lidhjen ndërmjet vendeve dhe rajoneve, dhe jo ndarjen e tyre në blloqe. Ajo synon interesat e përbashkëta përmes konsultimit dhe bashkëpunimit, dhe jo një përpjekje për të dominuar apo për përfitime ndaj një vendi. Është një simfoni, jo një solo."

(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore