BE-ja do të shfuqizojë pagesat për roaming në qershor

2017-04-26 09:38:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e BE-së miratuan planin e shfuqizimit të pagesave për shërbimin roaming të celularit më 15 qershor.

Njëkohësisht Këshilli i BE-së planifikon të lirojë valët e transmetimit me cilësi të lartë për shërbimet e transmetimit në bandë të gjerë pa tel ndër vendet anëtare të BE-së për të nxitur ndërlidhjen e lëvizshme dhe zhvillimin e teknologjisë 5G.

Ky plan do të mbulojë të gjitha vendet e BE-së duke përfshirë edhe disa vende jo anëtare të BE-së si Islandën e Norvegjinë.

Shtetasit e këtyre vendeve nuk do të paguajnë më për shërbimin e roaming për dërgimin e mesazhit, thirrjeve telefonike e përdorimin e internetit gjatë udhëtimit brenda territorit të BE-së. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore