Kina synon të bëhet prodhuesi kryesor botëror i automobilave

2017-04-26 09:36:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kina synon të kthehet në një fuqi botërore të prodhimit të automobilave brenda një dekade dhe të nxitë zhvillimin e automobilave me energji të re.

Sipas një planit mbi zhvillimin e industrisë së automobilave të lëshuar të martën nga tre departamente qeveritare, prodhimi i automobilave i Kinës do të arrijë në 30 milionë deri në vitin 2025, ku 23 për qind e tyre do të jetë me energji të ripërtërishtshme.

Që nga viti 2009, Kina ka qenë prodhuesi dhe shitësi më i madh në botë i automobilave dhe tani ka aftësi të konkurrojë me markat më të mira në disa segmente të tregut.

Por Miao Wei, ministri i Industrisë dhe i Teknologjisë së Informacionit, theksoi se Kina mbetet ende prapa në teknologjitë kyçe, në prodhimin e pjesëve të këmbimit, në novacion dhe në zhvillimin e markave.

"Na mungon novacioni dhe koordinimi, si dhe kapaciteti i zgjerimit të tregut të jashtëm. Vitin e kaluar, Kina eksportoi vetëm 810 mijë automjete të përfunduara, më pak se 3 për qind e prodhimit të përgjithshëm. Kështu, mund të shohim se nuk i kemi kushtuar vëmendje të mjaftueshme tregut të jashtëm, pra nuk kemi një strategji të përgjithshme për kompanitë dhe për mbarë vendin."

Kina është zotuar të shënojë arritje në teknologjitë kyçe dhe të forcojë markat e saj në tregun ndërkombëtar të automjeteve deri në vitin 2025.

Deri në vitin 2020, Kina do të prodhojë shesë rreth dy milionë automjete me energji të ripërtërishtshme në vit, katër herë më shumë se numri i tanishëm.

Plani i qeverisë parashikon që prodhimi vjetor i Kinës do të rritet më tej në rreth 30 milionë automjete deri në vitin 2020 dhe 35 milionë deri në vitin 2025. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore