Nëndetësja bërthamore e ShBA-së mbërrin në Korenë e Jugut

2017-04-26 09:33:37 CRI Komenti juaj Printoni

Nëndetësja bërthamore e Shteteve të Bashkuara mbërriti në Busan të Koresë së Jugut, në një kohë që tensionet janë të lartë në gadishull.

USS Michigan, është një nga katër nëndetëset balistike të ngarkuar me raketa bërthamore. Nëndetësja gjithashtu mund të transportojë deri në 150 raketa Tomahawk dhe t'i lëshojë ato me precizion nga një reze prej 1,600 km.

Drejt Gadishullit Korean është nisur edhe aeroplanmbajtësja bërthamore Carl Vinson. Ndryshimit i çuditshëm i kursit të aeroplanmbajtëses ka shtuar shqetësimet për një sulm të mundshëm ajror mbi infrastrukturën bërthamore të Koresë së Veriut.

Nga ana tjetër Koreja e Veriut tha të martën se nuk do t'i nënshtrohet presionit të Shteteve të Bashkuara, ndërsa e akuzoi Uashingtonin se po drejton një fushatë shpifjesh me qëllim izolimin ndërkombëtar të vendit.

Presidenti amerikan Donald Trump takoi të hënën në Shtëpinë e Bardhë, 15 përfaqësuesit e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të cilëve u tha se "status quo"-ja e Koresë së Veriut ishte e "papranueshme," ndërsa bëri thirrje për sanksione më të ashpra ndaj Penianit. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore