Kina kërkon përmirësim të modelit të konsumit të energjisë

2017-04-26 09:32:45 CRI Komenti juaj Printoni

Planifikuesi kryesor ekonomik i Kinës njoftoi se do të ketë kufizime në konsumin e përgjithshëm të energjisë në vend.

Zheng Jian, një zyrtar i lartë nga Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës tha se:

"Konsumi i përgjithshëm i energjisë në Kinë do të kufizohet në 6 miliardë tonë ekuivalent të qymyrgurit deri në 2030-n. Energjia jo-fosile parashikohet të zërë 20 për qind të konsumit të përgjithshëm të energjisë, ndërsa gazi natyror 15 për qind. Shkarkimi i dioksidit të karbonit pritet të arrijë pikun deri në 2030-n."

Zheng shtoi se mbikapaciteti i energjisë fosile dhe varësia e lartë ndaj naftës së importuar janë problemet kryesore në konsumin e energjisë në vend.

Agjencia e planifikimit thotë se do të forcojë mbikëqyrjen ndaj autoriteteve vendore për zbatimin më të mirë të planit, duke shtuar se teknologjia e përparuar, një treg i shëndoshë dhe mbështetja e fortë ligjore janë shumë të nevojshme për arritjen e qëllimit.

Intensiteti i energjisë së Kinës, sasia e energjisë së konsumuar për njësi të PBB-së, u ul 3.8 për qind nga viti në vit në tremujorin e parë të 2017-s, duke kaluar objektivin prej 3.4 për qind në vitin 2017. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore