Kina shpreson në kontributin për bashkëpunimin miqësor me Filipinet

2017-04-26 20:55:22 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang u shpreh të mërkurën për mediat në Pekin se Kina dhe Filipinet ndodhen afër, kanë lidhje të ngushta e përplotësuese ekonomike dhe janë partnerë të natyrshëm bashkëpunimi.

Kina shpreson që njerëzit që mbështesin marrëdhëniet dhe interesat e përbashkëta të dy vendeve do të japin kontribut për miqësinë dhe bashkëpunimin mes Kinës dhe Filipineve, tha Geng.

Mediat kanë njoftuar që ish-presidenti filipinas Fidel Ramos është shprehur që Filipinet mund të nisin "luftë ekonomike" në shkallë të vogël me Kinën, për të përballuar veprimet e saj në Detin e Kinës Jugore.

Lidhur me këtë, zëdhënësi Geng u shpreh:

"Unë sugjeroj që t'u kushtohet më shumë vëmendje fjalëve të ministrit të Tregtisë dhe të Industrisë të Filipineve Ramon Lopez mbi bashkëpunimin tregtar mes Kinës dhe Filipineve. Liderët e dy vendeve kanë arritur unanimitet për bashkëpunimin miqësor, trajtimin e përshtatshëm të divergjencave dhe zhvillimin e përbashkët. Shpresojmë që të gjithë njerëzit që mbështesin marrëdhëniet kino-filipinase të japin kontributin pozitiv për miqësinë mes Kinës dhe Filipineve." (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore