Forcat e sigurisë nisin operacionin anti-IS në Irakun Qendror

2017-04-26 20:46:58 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat irakiane të sigurisë nisën të mërkurën një operacion për të spastruar militantët e Shtetit Islamik (IS) nga një zonë përgjatë kufirit midis provincave qendrore Salahudin dhe Diyala, tha një burim sigurie.

Forcat e sigurisë dhe njësitë paramilitare aleate Hashd Shaabi nisën në mëngjes një ofensivë nga katër drejtime në zonën e Mteibijah, rreth 100 km në juglindje të kryeqendrës së provincës Salahudin, Tikrit, tha Jasmin Jabara, kreu i komitetit të sigurisë të këshillit të provincës Salahudin.

Trupat e mbështetura nga helikopterë ushtarakë zhvilluan luftime sporadike me militantët e IS-it në zonë, ndërsa helikopterët shkatërruan katër makina të IS-it dhe dy makina bombë, tha Jabara.

Operacioni në Mteibijah synonte marrjen nën kontroll të të gjithë zonës së mbajtur nga IS-i, ku fshihen qindra militantë të kësaj organizate, për të parandaluar sulmet e tyre kundër objekteve civile dhe ushtarake në krahinat Salahudin dhe Diyala, shtoi ai.

Mrekulli
Lajmet Kryesore