Koreja e Veriut kritikon ShBA-në për kërkesën për sanksione të reja të OKB-së

2017-04-26 20:44:42 CRI Komenti juaj Printoni

Koreja e Veriut e kritikoi të mërkurën ShBA-në për kërkesën që ka bërë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të hartuar një rezolutë të re lidhur me ashpërsimin e sanksioneve kundër programeve bërthamore dhe raketore koreanoveriore.

"Ironia është se ShBA-ja, që është plotësisht fajtore për nxitjen e situatës në Gadishullin Korean në prag të një lufte bërthamore ... po orkestron farsën e 'kërcënimit' nga dikush", citon agjencia zyrtare e lajmeve e Koresë së Veriut KCNA një zëdhënës të Ministrisë së Jashtme koreanoveriore.

Zëdhënësi tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë të drejtën morale t'i detyrojnë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të hartojnë rezolutën kundër Phenianit dhe shtetet anëtare të OKB-së nuk kanë detyrim moral ta respektojnë një rezolutë të tillë.

Sekretari amerikan i Shtetit Rex Tillerson do të kryesojë një takim të posaçëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten, për të diskutuar mbi programet bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore