Guterres: Donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 1.1 miliard dollarë për Jemenin

2017-04-26 16:12:15 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ka bërë të ditur se donatorët ndërkombëtarë kanë premtuar 1.1 miliard dollarë për Jemenin.

Në një konferencë të nivelit të lartë për krizën humanitare në Jemen, të zhvilluar të martën në Gjenevë, Guterres e quajti një gjë të tillë si "inkurajuese":

"Ne kemi kërkuar 2.1 miliard dollarë amerikanë për t'iu përgjigjur nevojave humanitare të Jemenit deri në fund të vitit 2017. Në këtë konferencë ia dolëm të gjejmë më shumë se gjysmën e kësaj shume. Fakti që jemi ende në prill është një sinjal shumë inkurajues se do të jemi në gjendje të arrijmë objektivin tonë deri në fund të vitit ".

Shefi i OKB-së u kërkoi gjithashtu palëve ndërluftuese të lejojnë misionet humanitare, duke siguruar që të gjitha ndihmat do të jenë një mbështetje efektive për popullin jemenas.

Guterres kërkoi gjithashtu një ndërprerje të luftimeve dhe një zgjidhje politike, për t'i dhënë fund përfundimisht konfliktit në Jemen, i cili ka shkaktuar vdekjen e mbi 10 mijë civilëve.

Shifrat e OKB-së tregojnë se 19 milionë jemenas, thuajse dy të tretat e popullsisë së vendit, kanë nevojë për ndihmë urgjente. 17 milionë veta nuk e kanë të garantuar ushqimin dhe një e treta e provincave të vendit po përballet me një emergjencë serioze të sigurisë ushqimore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore