Gadishulli Korean, Pekini: Palët të jenë më të arsyeshëm dhe më pak tekanjozë

2017-04-25 18:27:23 CRI Komenti juaj Printoni

Gjendja në gadishullin korean po shkallëzohet vazhdimisht dhe rrezikohet të shkohet në drejtim të një lufte për shkak të kundërvënieve midis ShBA-së dhe Penianit. Në një rast të tillë, Pekini po ndërmerr veprime për t'i zbutur tensionet e tanishme.

Të hënën paradite, presidenti i Kinës Xi Jinping i telefonoi homologut të tij amerikan Donald Trump për të diskutuar gjendjen në Gadishullin Korean. Kjo është telefonata e dytë midis tyre pas takimit në resortin Mar-a-Lago të Floridas në fillim të këtij muaji.

Gjatë bisedës, Xi Jinping-u theksoi se Kina kundërshton me vendosmëri çdo veprim që shkel rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe shpreson se palët e ndryshme do të përmbahen e nuk do të kryejnë veprime që mund t'a përkeqësojnë më tej gjendjen e tensionuar.

Ndërsa, një ditë më parë, ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, vuri në duke se midis palëve "kishte pasur mjaft fjalë e veprimet përplasjeje dhe se tani duhet të dërgojmë zërin e arsyes dhe të paqes".

Për sa i përket problemit bërthamor të Gadishullit Korean, qëndrimi i Kinës ka qenë vazhdimisht i qartë dhe konsekuent. Kina këmbëngul për çarmatimin bërthamor dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit të gadishullit.

Nga qëndrimi i fundit i ministrit të Jashtëm kinez Wang Yi, mund të lexohen disa pika të rëndësishme.

Së pari, Kina nuk është fokusi i konfliktit. Problemi thelbësor i Gadishullit Korean është siguria dhe marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Penianit. Në fakt, që pas përfundimit të luftës koreane, për mbi 60 vjet, palët ndërluftues kanë nënshkruar vetëm një marrëveshje për ndalimin e luftimit, por jo Deklaratën e Paqes.

Gjithashtu, për shkak të mosbesimit midis ShBA-së dhe Koresë të Veriut dhe ndërlidhjes së interesave të shumë palëve, bisedimet nuk midis tyre nuk patën rezultate.

Problemi bërthamor i Gadishullit Korean lidhet ngushtë me zhvillimin e marrëdhënieve amerikane verikoreane. Por, shumë njerëz e bëjnë fajtore Kinën. Sa herë kur shkallëzohet tensioni, kritikat ndaj Kinës nuk mungojnë. Sipas ministrit të Jashtëm të Kinës, veprime të tilla bëhen për të tërhequr vëmendjen dhe për të zhvendosur fokusin e problemit.

Së dyti, çelësi i zgjidhjes së problemit bërthamor të Gadishullit Korean nuk është në dorën e Kinës.

Autori i problemit duhet të jetë edhe zgjidhësi i tij. Meqë, thelbi i problemit bërthamor të Gadishullit Korean janë marrëdhëniet midis ShBA-së dhe Koresë së Veriut, atëherë zgjidhja duhet të përcaktohet prej vetë atyre.

Pa dyshim, si një vend i madh me përgjegjësi ndërkombëtare, Kina ka bërë shumë punë për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit të Gadishullit Korean. Pekini jo vetëm ka nxitur zhvillimin e bisedimeve gjashtëpalëshe, mënyrën e zgjidhjes për çarmatimin bërthamor dhe nënshkrim të marrëveshjes të paqes, por edhe ka propozuar ndërprerjen e provave të raketave balistike dhe të manovrave ushtarake masive të ShBA-së e të Koresë së Jugut.

Edhe presidenti i Kinës Xi Jiping gjatë takimit me homologun e tij amerikan Donald Trump, ritheksoi qëndrimin e Pekinit për zgjidhjen paqësore të problemit bërthamor të Gadishullit Korean.

Kina ka nxitur vazhdimisht zhvillimin e dialogut sepse ajo e di qartë se lufta nuk është në përputhje me interesat e palëve dhe vetëm çarmatimi bërthamor e mbrojtja e paqes e stabilitetit është në të mirën e të gjitha palëve.

Gjendja e tanishme në Gadishullin Korean ndodhet në një fazë shumë të ndërlikuar. Në këtë çast vendimtar, palët duhet t'i thërrasin arsyes dhe të mos bëhen tekanjozë, palët duhet të priren nga paqja dhe jo nga dhuna e forcës ushtarake. Palët e ndryshme, duhet të priren nga koncepti i paqes, duke ecur drejt të njëjtit objektiv. Vetëm kështu do të gjendet një mënyrë efikase për të thyer bllokadën në Gadishullin Korean.

Mrekulli
Lajmet Kryesore