Kina u kërkon palëve të Gadishullit Korean të ruajnë gjakftohtësinë

2017-04-25 09:35:31 CRI Komenti juaj Printoni

Situata e tanishme në Gadishullin Korean është shumë serioze dhe për këtë Kina u kërkon palëve përkatëse të ruajnë gjakftohtësinë, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës, Geng Shuang.

Sipas njoftimeve, Koreja e Jugut planifikon të zhvillojë manovrën e përbashkët ushtarake me aeroplanmbajtësen amerikane "Carl Vinson" që po lundron drejt Gadishullit Korean. Njëkohësisht Koreja e Veriut ka gjasa të zhvillojë përsëri provë bërthamore.

Lidhur me këto, Geng Shuang tha:

"Tani situata e Gadishullit Korean është shumë serioze, ne u kërkojmë fuqimisht palëve të ndryshme të mos marrin veprime që përshkallëzojnë gjendjen. Njëkohësisht rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kërkojnë ndalimin e aktiviteteve bërthamore në Korenë e Veriut."

Duke folur për bisedën telefonike të paradites së të hënës mes kryetarit të Shtetit të Kinës Xi Jinping dhe homologut të tij amerikan Donald Trump, Geng Shuang tha:

"Kohët e fundit, liderët e Kinës e të SHBA-së kanë mbajtur shkëmbime të ngushta në mënyra të ndryshme. Si dy vende me ndikim të madh në arenën ndërkombëtare, këto shkëmbimet janë pozitive për dy vendet e për të gjithë komunitetin ndërkombëtar." (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore