Zbulimi i kozmosit, Kina po ndërton raketa të peshave të rënda

2017-04-25 09:33:26 CRI Komenti juaj Printoni

Përpara festimeve të Ditës së Hapësirës, shkencëtarët kinezë njoftuan fillimin e kërkimeve për gjeneratën e ardhshme të raketave mbajtëse të peshave të rënda.

Me ambiciet e Kinës për nisur fillimin e zbulimeve në Mars dhe për të eksploruar më tej hapësirën kozmike, e ardhmja e eksplorimit të hapësirës do të varet tërësisht nga raketat mbajtëse me kapacitet më të madh mbajtës.

Raketa më e madhe e tanishme e Kinës është 'Marshi i Madh-5', e cila ka një kapacitet mbajtës prej 25 tonësh.

Aktualisht, Kina ka ndërmarrë kërkime mbi teknologjitë kyçe duke përfshirë materialet, motorët dhe prodhimin e strukturës, së raketave mbajtëse të peshave të rënda që pritet të hyjnë në funksionim para vitit 2030.

Ndërkohë, janë zbuluar më shumë hollësi për stacionin e parë hapësinor të Kinës. Ai i përhershmi pritet të përfundojë në 5 vitet e ardhshme.

Seksionet e ndryshme të stacionit do të dërgohen me sonda të posaçme dhe do të bashkohen në orbitë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore