Presidenti Xi Jinping dhe "Një brez, një rrugë"

2017-04-24 10:33:16 CRI Komenti juaj Printoni
Më 7 shtator 2013, presidenti i Kinës Xi Jinping mbajti një fjalim në Universitetin "Nezarbayev" të Kazakistanit, ku ai paraqiti nismën për ndërtimin e Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit. Në muajin tetor të po atij viti, kreu i shtetit kinez bëri një turne vizitash në vendet e ASEAN-it, duke shpallur konceptin e "Rrugës Detare të Mëndafshit të Shekullit të 21-të. Këto dy koncepte formojnë nismën "Një brez, një rrugë". Presidenti Xi Jinping i kushton rëndësi jashtëzakonisht të madhe kësaj nisme dhe e ka përmendur shpesh atë në veprimtari të rëndësishme. Një gjë e tillë ka tërhequr vëmendjen e vendeve që ndodhen përgjatë Brezit Ekonomik dhe Rrugës Detare të Mëndafshit dhe shumë prej tyre kanë marrë pjesë në nismën "Një brez, një rrugë", duke e ndërthurur atë me strategjitë e tyre kombëtare të zhvillimit.

Gjatë këtyre vjetëve që prej shpalljes së "Një brez, një rrugë", kryetari i shtetit Xi Jinping ka mbajtur shumë herë fjalime mbi këtë nismë në veprimtari të rëndësishme brenda e jashtë Kinës. Më 18 janar 2017, në Pallatin e Kombeve në Gjenevë, ai pati një takim me kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Peter Thomsen dhe Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Guterres. Z. Xi Jinping vuri në dukje se Kina e ka propozuar nismën "Një brez, një rrugë" me synimin që të ndajë frytet e zhvillimit me palët e ndryshme. Më 16 mars 2017, gjatë takimit në Pekin me mbretin e Saudisë Arabe, Salman bin Abdulaziz Al Saud, presidenti Xi Jinping vuri në dukje se Kina është e gatshme që të ndërtojë "Një brez, një rrugë" bashkë me vendet përkatëse, duke përfshirë edhe ato të Lindjes së Mesme. Ai tha se, gjatë zbatimit të kësaj nisme, do të ndahen në mënyrë të hapur rastet e zhvillimit, do të thellohet bashkëpunimi e do të nxitet zhvillimi paqësor.(Jiang Lei)

Mrekulli