Ministri i Jashtëm i Kinës thirrje për paqe dhe sjellje të arsyeshme për Gadishullin Korean

2017-04-24 10:23:58 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi bëri thirrje të dielën për më shumë zëra të arsyeshëm dhe paqësorë për të zgjidhur mosmarrëveshjet në Gadishullin Korean. Deklaratat e kryediplomatit kinez u bënë gjatë një konference të përbashkët me hologun grek Niko Kotzias.

Në fjalën e tij, Wang tha se qëndrimi i Kinës për Gadishullin Korean ka qenë vazhdimisht i qartë për çarmatimin bërthamor dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit.

Wang Yi tha se megjithëse Kina nuk është fokusi i konfliktit aktual dhe nuk e ka çelësin për të zgjidhur çështjen bërthamore të Gadishullit, nënvizoi se Pekini mban përgjegjësi për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetin. "Kina po përpiqet për të rifilluar bisedimet e paqes, ndërsa palët e tjera duhet të japin zgjidhje për paqen nëne janë të sinqerta," tha Wang.

"Kina nuk do të mashtrohet nga pikëpamjet e të tjerëve dhe as nuk do të heqë dorë nga përgjegjësia e saj," nënvizoi kryediplomati. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore