Krijohet aleanca e arsimit tekniko-shkencor e fluturimit kozmik e Kinës

2017-04-24 10:21:20 CRI Komenti juaj Printoni

Me rastin e ditës së fluturimit kozmik të Kinës, të dielën, u krijua në qytetin Xi'an Aleanca e arsimit tekniko-shkencor të fluturimit kozmik.

Aleanca e arsimit tekniko-shkencor të fluturimit kozmik e Kinës synon të zhvillojë burimet e arsimit në këtë fushë në shkollat e larta, të mesme dhe fillore të vendit dhe të kërkojë modelin e ri të arsimit për fluturimin kozmik. Nën drejtimin e aleancës, nxënësit dhe studentët do të marrin pjesë në një sërë veprimtarish lidhur me fluturimin kozmik si prodhimin e satelitëve, raketave, robotëve hapësinorë, eksplorimin hapësinor etj. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore