Nënshkruhet marrëveshje mbi thellimin e bashkëpunimit hekurudhor Kinë-Europë

2017-04-24 10:19:59 CRI Komenti juaj Printoni

Sektorët hekurudhorë të Kinës, Bjellorusisë, Gjermanisë, Kazakistanit, Mongolisë, Polonisë dhe Rusisë nënshkruan "Marrëveshjen mbi thellimin e bashkëpunimit hekurudhor midis Kinës dhe Europës". Kjo është marrëveshja e parë e këtij lloji me vendet përgjatë nismës "Një Brez, një rrugë".

Në këtë marrëveshje përfshihet nxitja e bashkëpunimit mbi planin e ndërtimit të infrastrukturës hekurudhore, për të krijuar kanalin e transportit midis Kinës dhe Europës, forcimi i sigurisë së transportit e shfrytëzimi i teknologjisë së informacionit me synim shpejtimin e udhëtimit në territoret e ndryshme, unifikimi i standardit të shërbimit, të platformës së informacionit për mbikëqyrjen dhe sigurinë e transportit të mallrave, zgjerimi i zonave të shërbimit, nxitja e transportit të mallrave të tregtisë elektronike etj., bashkërendimi i sektorëve të përbashkët të inspektimit dhe thjeshtimi i procesit doganor, ngritja e një ekipi të përbashkët punonjësish dhe ekspertësh për transportin, për zgjidhjen e problemeve që mund të dalin gjatë rrugës.

Qysh prej vitit 2011 janë regjistruar 3577 trena të kenë udhëtuar midis Kinës dhe Europës, ndërsa deri tani, trenat mbulojnë 27 qytete brenda Kinës dhe 28 qytete në 11 vende europiane.(Zhan Dian)

Mrekulli
Lajmet Kryesore