Koreja e Veriut nuk ka interes për rifillimin e dialogut me SHBA-në

2017-04-24 09:59:21 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia verikoreane e lajmeve njoftoi të shtunën se Koreja e Veriut nuk ka interes për rifillimin e dialogut me SHBA-në, pasi kjo e fundit nuk heq dorë nga politika armiqësore.

Në një koment të agjencisë qendrore të lajmeve verikoreane thuhet se dënimi i SHBA-së ndaj Koresë së Veriut për dështimin e dialogut synon të mbrojë sanksionet ekonomike e politikën e shtypjes ushtarake ndaj Koresë së Veriut.

Në tetorin e vitit 1994, Koreja e Veriut dhe SHBA-ja arritën marrëveshjen për problemin bërthamor në Gadishullin Korean. Sipas marrëveshjes, Koreja e Veriut duhet të hiqte dorë nga plani i saj bërthamor në këmbim të ndërtimit nga SHBA-ja të një 1 ose 2 reaktorëve uji të lehtë. Para përurimit të reaktorëve, SHBA-ja i dha Koresë së Veriut naftë bruto.

Në vitin 2002, SHBA-ja e përcaktoi Korenë e Veriut si objektiv të goditjes bërthamore duke ndaluar dhënien e ndihmave, ndërsa Koreja e Veriut shpalli tërheqjen nga "Traktati i Mospërhapjes së Armëve Bërthamore". (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore