Bankat shumëkombëshe të zhvillimit zotohen të thithin më shumë investime private

2017-04-24 09:48:01 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë sesionit pranveror të takimit të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, udhëheqësit e disa bankave shumëkombëshe po diskutojnë investimet në infrastrukturat kyçe për të mbështetur rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ekonomike.

Sipas analizave të reja të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, në shumë vende në zhvillim mungon infrastruktura bazë si: rrugët, uji i pijshëm, kanalizimet dhe energjia elektrike.

Sipas Forumit Infrastrukturor Global që u mbajt në shtunën në Uashington, mbi një miliard njerëz jetojnë sot pa energji elektrike.

Luis Alberto Moreno, presidenti i Bankës Ndër-Amerikane të Zhvillimit, thotë se hendeku në investimet infrastrukturore mbetet ende i madh në krahasim me vendet e zhvilluara.

"Nga tani deri në viti 2030, bota do të ketë nevojë për 90 trilionë dollarë infrastrukturë të re. Dyfishin e vlerës së infrastrukturës ekzistuese."

Jin Liqun, presidenti i Bankës Aziatike të Investimeve Infrastrukturore nënvizoi nevojën e madhe për kapital dhe sugjeroi zgjerimin e huadhënies nëpërmjet disa kanaleve të bankave në zhvillim.

"75% e programit të huadhënies së bankës në vitin e parë është realizuar me bashkëfinancim. Dhe 25% e huadhënies bëhet nga profesionistët tanë. Mendoj se ky është një mesazh i fortë për të gjithë botën. Të gjithë duhet të punojnë së bashku për zhvillimin infrastrukturës globale."

Gjatë takimit të fundjavës së krerëve të bankave shumëkombëshe, u bënë zotime për të bashkefinancuar projektet dhe për të shtuar interesin e partneritetit publik privat për zhvillimin e infrastrukturës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore