Izraeli shënon Ditën e Kujtesës

2017-04-24 09:32:20 CRI Komenti juaj Printoni

Izraeli është duke shënuar Ditën Kombëtare të Kujtesës për gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Nga perëndimi i së dielës deri të hënën, vendi do të përkujtojë zyrtarisht gjenocidin nazist.

"Dita e Kujtesës së Martirëve dhe Heronjve të Holokaustit," filloi me ceremoninë e përvitshme në Jerusalem në mauzoleun Yad Vashem.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e mori fjalën gjatë ceremonisë.

"Në botën ku jetojmë prania e më të dobëtit është e pasigurtë. Midis lëvizjeve dhe vendeve çnjerëzore, shanset e mbijetesës nuk janë të lartë, vendet e fortë mbijetojnë, të dobëtit fshihen. Populli ynë i mbijetoi Holokaustit dhe mësimi është këtu para syve tanë, që ne duhet të mbrojmë veten, veten tonë nga çdo kërcenim."

Netanyahu gjithashtu foli për vrasjet masive në luftën gjashtëvjeçare të Sirisë dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes nga aleatët.

Ai paralajmëroi kundër rrezikut të mosreagimit dhe vlerësoi sulmin e fundit ajror të urdhëruar nga presidenti amerikan Donald Trump mbi bazën ajrore të ushtrisë siriane në përgjigje të një sulmi me armë kimike që vrau rreth 90 civilë.

Të hënën në mëngjes, qeveria izraelite do të marrë pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule në Yad Vashem dhe një sirenë do të dëgjohet për dy minuta në mbarë Izraelin. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore