Komuniteti i fateve të përbashkëta

2017-04-21 17:40:03 CRI Komenti juaj Printoni
Më 23 mars 2013, presidenti kinez Xi Jinping mbajti një fjalim në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës, ku shtjelloi për herë të parë për publikun ndërkombëtar konceptin e "komunitetit të fateve të përbashkëta": "Në këtë botë, vendet e ndryshme janë të ndërlidhur dhe të ndërvarur nga njëri-tjetri në një nivel më të thellë. Njerëzit jetojnë në të njëjtin fshat global, jetojnë në të njëjtën hapësirë e në të njëjtën kohë në kryqëzimin ndërmjet historisë dhe realitetit. Ne jemi bërë si një komunitet me fate të përbashkëta."

Domethënia e "komunitetit të fateve të përbashkëta"

Më 28 shtator 2015, gjatë debateve të zakonshme në sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping mbajti fjalimin me titull: "Formimi i marrëdhënieve të reja të partneritetit dhe krijimi i komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit". Në këtë fjalim Xi Jinping vuri në dukje se duhet të formohen marrëdhënie partneriteti të mbështetura në barazinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë; të krijohen struktura të përbashkëta sigurie të mbështetura në ndershmëri, drejtësi dhe përfitimet e ndërsjella; të synohet për një perspektivë zhvillimi të hapur, novator dhe gjithëpërfshirës; të nxiten shkëmbimet mes qytetërimeve të ndryshme dhe të formohet një sistem ekologjik që respekton natyrën dhe zhvillimin e gjelbër.

"Harta e rrugës"

Në këtë fjalim Xi Jinping theksoi formimin e marrëdhënieve të reja ndërkombëtare me bashkëpunim dhe përfitime të ndërsjella, duke krijuar komunitetin e fateve të përbashkëta. Ai paraqiti një propozim prej pesë pikash: vendosja e marrëdhënieve të partneritetit ku vendet e trajtojnë njëri-tjetrin si të barabartë, zhvillojnë konsultime dhe tregojnë mirëkuptim të ndërsjellë; krijimi i strukturave të sigurisë të drejta, të ndershme, me kontribut të përbashkët dhe me përfitime të ndërsjella; nxitja e zhvillimit me hapje, risi e gjithëpërfshirje; rritja e shkëmbimeve mes qytetërimeve të ndryshme dhe formimi i një ekosistemi që i jep përparësi natyrës dhe zhvillimit të gjelbër. Kjo është konsideruar si "harta e rrugës" e Kinës për formimin e komunitetit të fateve të përbashkëta të njerëzimit. (Xu Guang)

Mrekulli