Gjendja e tregtisë e vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë"

2017-04-21 17:48:04 CRI Komenti juaj Printoni
Vëllimi i përgjithshëm i GDP-së së 64 vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë" është 12 trilionë dollarë amerikanë, duke zënë 16 % të GDP-së globale; numri i përgjithshëm i popullsisë së këtyre vendeve është 3.21 miliardë, ose 43.4 % e popullsisë globale; vëllimi i përgjithshëm i tregtisë së jashtme është afro 7.19 trilionë dollarë, 21.7 % e vëllimit të tregtisë globale.

Sipas rajoneve, vëllimi i tregtisë së jashtme në Azinë Juglindore, Evropën Lindore dhe Azinë Perëndimore e Afrikën Veriore është relativisht i madh. Singapori, India, Rusia, Tajlanda dhe Polonia renditen në pesë vendet e para për sa i përket vëllimit të tregtisë së jashtme të vendeve përgjatë "Një brez, një rrugë". Në vitin 2016, Singapori ndodhej në vendin e parë, me një vëllim të tregtisë së jashtme që arriti në 643.69 miliardë dollarë; India u rendit e dyta me 617.69 dollarë amerikanë; Rusia e treta me 526.69 miliardë dollarë dhe më pas vinin Tajlanda, Polonia etj., me një vëllim tregtie më pak se 500 miliardë dollarë amerikanë. (Xu Guang)

Mrekulli