Në OKB, organizohet debati për Lindjen e Mesme

2017-04-21 14:19:27 CRI Komenti juaj Printoni

Më 20 prill, në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, u organizua debati i tremujorit mbi gjendjen e Lindjes së Mesme, përfshirë çeshtjen e Palestinës. Vendet anëtare të OKB-së, përfshirë dhe anëtarët e KS të OKB-së, morën pjesë në debat. Ata diskutuan mbi konfliktet rajonale, terrorizmin dhe problemet e tjera që kërcënojnë sigurinë ndërkombëtare dhe paqen. Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi mbajti një fjalim.

Koordinuesi i veçantë i procesit të paqes në Lindjen e Mesme të OKB-së Nickolay Mladenov raportoi mbi situatën e fundit në Lindjen e Mesme, duke folur hollësisht mbi sigurinë në Izrael dhe autoritetin palestiney, si dhe në Siri, Libi e Irak.

Nickolay Mladenov vuri në dukje se grupi terrorist i Shtetit Islamik ka krijuar një rrjet të madh në Lindjen e Mesme, që kërcënon paqen dhe sigurinë rajonale dhe botërore. Hyrja dhe dalja e militantëve terroristë ka trazuar situatën rajonale.

Përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB, Liu Jieyi në fjalën e mbajtur në debat theksoi se gjendja e nderë në Lindjen e Mesme vazhdon prej vitesh dhe forcat terroriste janë shtuar në këtë rajon. Gjendja e paqes dhe sigurisë rajonale përballet me sfida të mëdha. Lindja e Mesme ndodhet në udhëkryeq, pasi këtu shfaqet rreziku i forcimit të konfliteve, por ende ka shpresë për paqen. Vendet e këtij rajoni dhe komuniteti ndërkombëtar duhet të forcojnë përpjekjet për nxitjen e lehtësimit të gjendjes dhe synimin e metodave të zgjidhjes.

"Së pari, duhet të këmbëngulim për dialog dhe kërkimin e zgjidhjes politike. Së dyti, të gjitha vendet rajonale dhe vendet e tjera duhet të luajnë rol konstruktiv. OKB-ja ka rolin kryesor në përmirësimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe nxitjes së procesit të paqes. Vendet e rajonit dhe ato me ndikim në këtë rajon janë gjithashtu forca të rëndësishme të nxitjes së paqes. Duhet të bashkërendohen bashkëpunimi ndërkombtëar, që vendet përkatëse, të forcojnë veprimtarinë kundër konfliktit. Palët e ndryshme duhet të zbatojnë parimet e 'Kartës së OKB-së' dhe standardet themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare. Është e papërshtatshme që të zgjidhen konfliktet pa dialog politik dhe rrugë paqësore", tha përfaqësuesi i Kinës në OKB.

Liu Jieyi theksoi se forcimi i goditjes së terrorizmit është pika më e rëndësishme për dhënien fund të kaosit në Lindjen e Mesme dhe për realizimin e paqes dhe zhvillimeve rajonale. (Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore