Presidenti grek: Forumi "Një brez, një rrugë" ka rëndësi globale

2017-04-20 10:10:31 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë takimit të enjten në Athinë me drejtorin e Agjencisë së Lajmeve Xinhua Cai Mingzhao, presidenti grek Prokopis Pavlopoulos u shpreh se forumi i bashkëpunimit ndërkombëtar "Një brez, një rrugë" që do të zhvillohet në Pekin ka rëndësi globale. Ky forum do të shfaqë rolin e rëndësishëm të Kinës në nxitjen e bashkëekzistencës harmonike të botës dhe procesin e globalizimit.

Pavlopoulos shtoi se Kina ka zhvilluar bashkëpunimin konstruktiv me shumë vende përgjatë "Një brez, një rrugë" dhe forumi "Një brez, një rrugë" është një rast shumë i mirë për shkëmbimet.

Nga ana e tij, Cai Mingzhao u shpreh se si agjenci kombëtare e lajmeve e Kinës, Xinhua do të nxitë shkëmbimin e informacioneve midis Kinës e Greqisë. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore