KS, i kërkon Koresë së Veriut të mos zhvillojë më provën bërthamore

2017-04-21 10:05:23 CRI Komenti juaj Printoni

Të enjten, Këshilli i Sigurimit i OKB-së nëpërmjet një deklarate dënoi lëshimin para pak ditësh të një rakete nga Korea e Veriut dhe bëri thorrje të mos zhvillohen më prova bërthamore.

Në deklaratë thuhet se Këshilli i Sigurimit i kërkon Koresë së Veriut të ndalojë menjëherë veprimet e mëtejshme në shkelje të rezolutave të tij, duke respektuar në mënyrë të gjithanshme rezolutat përkatëse.

Deklarata thekson se premtimi i Koresë së Veriut për denuklearizimin dhe zbutja e situatës së nderë në Gadishullin Korean kanë rëndësi shumë të madhe, ndaj Këshilli i Sigurimit i kërkon Koresë së Veriut të ndalë provat bërthamore dhe u kërkon vendeve të tjera të shpejtojnë zbatimin e masave në rezolutat përkatëse, ndaj Koresë së Veriut.

Sipas njoftimit të Koresë se Jugut dhe SHBA-së, lëshimi nga Korea e Veriut më 16 prill i një rakete dështoi. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore