Sulm në Paris, vritet një polic

2017-04-21 10:04:17 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Brendshme e Francës bëri të ditur se të enjten në mbrëmje, një sulmues qëlloi drejt një makine policie në bulevardin qëndror "Champs Elysees" të Parisit, duke shkaktuar vdekjen e një polici dhe plagosjen rëndë të dy të tjerëve. Bëhet e ditur se sulmuesi u qëllua nga policia.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme të Francës Pierre-Henry Brandet deklaroi për mediet se sulmi mund të ketë qenë një akt terrorist dhe nuk përjashtohet që atentatori të ketë një ose më shumë bashkëpunëtorë.

Shteti Islamik mori përsipër autorësinë përmes agjencisë së lajmeve Amaq, duke deklaruar që sulmi u krye nga një anëtar në Belgjikë.

Në një fjalim, presidenti francez Francois Hollande tha se prokurorët kanë nisur hetimet dhe se organet shtetërore do të jenë tepër vigjilentë për procedurën e zgjedhjeve presidenciale.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore