Filmat e Operës së Pekinit debutojnë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit

2017-04-21 10:00:34 CRI Komenti juaj Printoni

Pas një pune pesëvjeçare ka përfunduar prodhimi i 10 filmave ku shfaqet Opera e Pekinit, premierat e 5 prej të cilëve po shfaqen gjatë edicionit të 7-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Pekinit.

Filmat e Operës së Pekinit janë përshtatur nga tregimet e njohura popullore përfshi "Lamtumirë konkubina ime" dhe "Gjeneralja Mu merr komanadën."

Që prej korrikut të vitit 2011, artistët nga opera dhe industria e filmit janë bashkuar për promovimin e projektit "Filmi i Operës së Pekinit".

Edicioni i dytë i projektit ka nisur tashmë dhe synon prodhimin e 10 filmave të tjerë të Operës së Pekinit.

Edhe pse shumë të rinj kinezë e cilësojnë Operën e Pekinit si një formë arti historik të mërzitshëm, performuesi i operës Ye Saholan tha se shpresojnë të tërheqin më shumë shikues në kinema falë përfshirjes edhe të teknologjisë së lartë. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore