Irani, Rusia dhe Turqia takim për çështjen e Sirisë

2017-04-21 09:01:32 CRI Komenti juaj Printoni

Mediet iraniane njoftuan të enjten se Irani, Rusia dhe Turqia zhvilluan të martën dhe të mërkurën bisedime në nivel ekspertësh në Teheran mbi çështjen e Sirisë nën Kornizën e takimit të Astanës për bisedimet e paqes.

Sipas lajmeve nga Agjencia iraniane e Lajmeve "Mehr", tri palët biseduan për çështje të ndryshme mes të cilave për marrëveshjen e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve. Delegacioni i ekspertëve të OKB-së ishte i pranishëm në këto bisedime si vëzhgues.

Më 14 prill, ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov, homologu i tij iranian Mohammad Javad Zarif dhe ai sirian Walid Mualem u takuan në Moskë, ku biseduan mbi sulmet ajrore amerikane mbi Siri, hetimin e armëve kimike, bisedimet e paqes për Sirinë, luftën e përbashkët kundër terrorizmit.

Raundi i ri i bisedimeve do të zhvillohet në Astana në fillim të majit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore