Sistemi bankar zgjeroi aktivitetin duke u ngjitur në 94.9 % të PBB

2017-04-21 09:01:29 CRI Komenti juaj Printoni
Në raportin e stabilitetit financiar për 6-mujorin e dytë të vitit 2016, Banka e Shqipërisë njofton se kredia për bizneset, që përfaqëson gati 67 për qind të totalit të kredisë, është rritur me 2.4 për qind në terma vjetorë.

Në raport e Bankës Qëndrore vlerësohet se sistemi financiar ka performuar pozitivisht gjatë gjysmës së dytë të vitit 2016, ndërsa është zgjeruar pesha e bankave në Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Sistemi bankar zgjeroi aktivitetin duke u ngjitur në 94.9 për qind të PBB, duke rezultuar me fitim dhe me tregues të mirë të kapitalit dhe likujditetit.(ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore