I dërguari i posaçëm i OKB-së do të takohet me zvministrin e jashtëm rus

2017-04-21 09:01:32 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Staffan de Mistura deklaroi të enjten para mediave se takimi SHBA-Rusi do të shtyhet dhe të hënën ai do të takohet me zv/ministrin e jashtëm rus Gennady Gatilov, për të diskutuar rreth bisedimeve të paqesnë Astana dhe Gjenevë.

Sipas de Misturas, për shkak të mungesës së SHBA-së, takimi OKB-SHBA-Rusi do të shtyhet.

"Të hënën unë do të takohem me zv/ministrin e Jashtëm të Rusisë Gennady Gatilov, me të cilin do të diskutojmë për bisedimet e paqes në Astana dhe Gjenevë. Takimi tripalësh nuk është anulluar, por do të shtyhet," tha Staffan de Mistura.

Lidhur me bisedimet e paqes në Gjenevë, i dërguari i posaçëm i shefit të OKB-së tha se ato do të zhvillohen në maj dhe do ti kushtohet rëndësi e madhe gjendjes në Siri. Koha e bisedimeve do të cakohet sipas gjendjes konkrete, tha De Mistura.(Jiang Lei/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore