Alibaba kryeson listën e Forbes-it për objektivat më të vlefshme të investimeve

2017-04-21 20:51:26 CRI Komenti juaj Printoni

Gjigandi kinez i tregtisë elektronike Alibaba radhitet në krye të listës së revistës Forbes për investimet më vlerën më të lartë në botë vitin e kaluar.

Forbes-i hartoi një listë me 10 kompanitë që kanë kryer investimet me vlerën më të lartë. Facebook dhe Uber zënë përkatësisht vendin e dytë dhe të tretë.

Zhvillimi i shpejtë i Grupit Alibaba në fushën e "cloud-computing "dhe tregtisë elektronike (e-commerce), investimet në rritje në fushën e argëtimit digjital dhe shërbimet, e kanë bërë atë kompaninë të mirëpritur nga investitorët globalë, thekson Forbes-i.

Më 19 prill, çmimi i aksioneve i Alibaba-it ishte 110.76 dollarë, ndërsa vlera e saj e përgjithshme në treg arrin në 276.4 miliardë dollarë. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore