Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi takon homologun rus

2017-04-21 20:17:28 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare për Kazakistan për takimin e ministrave të Jashtëm të APEK-ut u takua të premten me homologun rus Sergei Lavrov.

Gjatë takimit, Wang tha se Kina dhe Rusia ruajnë një bashkëpunim të ngushtë mbi çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Gjatë mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv të Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike, Kina mbështeti propozimin e Rusisë për një hetim të thelluar të përdorimit të armëve kimike në Siri.

Ndërkohë, gjatë diskutimeve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për provën e fundit të raketës balistike, Kina dhe Rusia bënë thirrje për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore.

"Në lidhje gjendjen e ndërlikuar ndërkombëtare, Kina dhe Rusia duhet të forcojnë më tej bashkëpunimin strategjik për të mbrojtur paqen dhe stabilitetin dhe të luajnë rolin konstruktiv të zgjidhjes paqësore," tha Wang gjatë takimit me Lavrovin.

Kryediplomati rus tha se Rusia dhe Kina kanë detyrën e posaçme të mbrojtjes së paqes dhe të stabilitetit ndërkombëtar.

"Të dyja palët kanë bashkëpunuar në Këshillin e Sigurimit, në Organizatën e Ndalimit të Armëve Kimike dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, e kjo tregon rëndësinë e marrëdhënieve të partneritetit të gjithanshëm strategjik," theksoi Lavrov.

Ai shtoi se Rusia dëshiron të forcojë shkëmbimet e nivelit të lartë me Kinën, dhe konfirmoi se presidenti Putin do të marrë pjesë në Forumin e Bashkëpunimit Ndërkombëtar "Një Brez, Një Rrugë".

"Të dyja palët duhet të shkëmbejnë mendime mbi çështjen bërthamore të Gadishullit Korean dhe të nxitin rifillimin e bisedimeve të propozuara nga Kina," shtoi Lavrov. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore