Kina thekson dialogun për të zgjidhur çështjen e Gadishullit Korean

2017-04-21 19:35:53 CRI Komenti juaj Printoni

Kina bëri thirrje të premten për dialog për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në Gadishullin Korean, ndërkohë që më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi provën e fundit të lëshimit të raketës balistike nga Koreja e Veriut.

Në një deklaratë, Këshilli i bëri thirrje Peninit t'i ndalojë të gjitha veprimet që bien ndesh me rezolutat e mëparshme.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Lu Kang, tha se Kina mbetet e vendosur për çarmatimin bërthamor të Gadishullit Korean dhe nënvizoi dialogun, si mjetin e vetëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.

"Kina ka theksuar vazhdimisht zbatimin e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Gadishullin Korean dhe ka kërkuar veprime të balancuara të të gjitha palëve të përfshira për të arritur në një zgjidhje paqësore të çështjes bërthamore, nëpërmjet konsultimeve," theksoi Lu. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore