Presidenti Xi bën thirrje për forcimin e paqes dhe zhvillimit në botë

2017-04-21 19:35:02 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping i bëri thirrje të enjten Komitetit Ndërkombëtar të Nxitjes së Kooperativave Industriale Kineze (ICCIC) për të vazhduar shkëmbimet kulturore ndërkombëtare dhe për të dhënë kontribute të ri për paqen dhe zhvillimin botëror.

Xi, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri vërejtjet në një letër ku i përgjigjej Komitetit dhe Universitetit Bailie të Pekinit.

Ky vit shënon përvjetorin e 120-të të lindjes së Rewi Alley, themeluesit të shkollave Bailie dhe një aktivist i njohur shoqëror i cili ndihmoi për vendosjen e marrëdhënieve miqësore midis Kinës dhe Zelandës së Re. Ai jetoi dhe punoi në Kinë për 60 vjet. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore