Francë, forcat e sigurisë tërësisht të mobilizuar pas sulmit në Paris 

2017-04-21 18:57:28 CRI Komenti juaj Printoni
Francë, forcat e sigurisë tërësisht të mobilizuar pas sulmit në Paris

Autoritetet franceze njoftuan se forcat e sigurisë janë tërësisht të mobilizuar për të mbrojtur qytetarët gjatë zgjedhjeve të ardhshme presidenciale.

Zyrtarët francezë thanë se të gjitha njësitë elitë janë në krye të detyrës për të mbështetur 50,000 policë tashmë të dislokuar për të ruajtur sigurinë gjatë votimeve.

Vendimi vjen pasi një oficeri policie u qëllua për vdekje në qendër të Parisit të enjten. Më pas atentatori u vra nga policia. Grupi ekstremist i Shtetit Islamik mori përgjegjësinë për të sulmin.

Ndërkohë, presidenti francez, François Hollande mblodhi të premten këshillin e tij të sigurisë. Kryeministri, Bernard Cazeneuve dhe ministri i Brendshëm, Matthias Felk ishin midis zyrtarëve kyç në takim.

Prokurori i Parisit, Francois Molins tha dje se sulmuesi ishte identifikuar edhe pse nuk pranoi të jepte detaje të tjera, duke thënë se hetuesit donin të përcaktonin nëse kishte ndonjë bashkëpunëtor.

"Sulmuesi u tërhoq pranë një makine të policisë në sheshin qendror të Parisit dhe hapi zjarr duke vrarë një nga oficerët në automjet", tha zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme Pierre-Henry Brandet.

Më pas, ai u përpoq të largohej më këmbë duke vazhduar të qëllojë dhe plagosi dhe dy oficerë të tjerë përpara se të vritej.

Një turist i huaj gjithashtu u plagos lehtë.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale të Francës do të mbahet të dielën, ndërsa raundi i dytë dhe përfundimtar do të zhvillohet më 7 maj. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore