Parlamenti anglez miratoi zhvillimin para kohe të zgjedhjeve të përgjithshme

2017-04-20 09:56:39 CRI Komenti juaj Printoni

Më 19 prill, Dhoma e Ulët e Parlamentit të Anglisë miratoi me shumicë votash propozimi mbi zhvillimin para kohe të zgjedhjeve të përgjithshme. Propozimi i kryeministres britakine Theresa May u miratua me 552 vota pro dhe 13 kundër. Sipas ligjit, kur një propozim miratohet me 2/3 e votave, ai nuk i kalon për miratim Dhomës së Lartë.

Gjatë debatit parlamentar para votimit, kryeministrja May tha se "zhvillimi i parakohshëm i zgjedhjeve do të ndihmojë vendin për një shkëputje të suksesshme nga Bashkimi Europian". (Du/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore