Pekini po përfundon Draftkodin e Sjelljes së Palëve në Detin Jugore

2017-04-20 19:24:23 CRI Komenti juaj Printoni

Kina do të përpiqet të përfundojë negociatat mbi hartimin e projektit të Kodit të Sjelljes në Detin e Kinës Jugore (COC) me vendet e ASEAN-it në gjysmën e parë të këtij viti, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lu Kang.

Komentet e tij pasuan ato të sekretarit të Jashtëm të Filipineve, Enrique Manalo, se Kina dhe ASEAN-i janë në rrugën e duhur për zbatimin e Deklaratës së Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore dhe formulimin e një kodi.

"Kina dhe dhjetë vendet e ASEAN-it po punojnë për të zbatuar plotësisht dhe me efikasitet Deklaratën e Sjelljes së Palëve dhe po nxitin bisedimet për hartimin e një kodi. Që nga fillimi i këtij viti, të gjitha palët kanë zhvilluar dy raunde bisedimesh për hartimin e një projektkodi nën një frymë konstruktive dhe praktike. Mund t'ju them se procesi po shkon mjaft mirë dhe Kina është plotësisht e sigurtë se negociatat mbi hartimin e draft kodit do të përfundojnë në gjysmën e parë të këtij viti," tha Lu.

Ministria e Jashtme e Kinës theksoi gjithashtu se në të ardhmen autoritetet do të punojnë më ngushtë me Organizatën e ASEAN-it për të nxitur zbatimin e kodit.

"Në të ardhmen, ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të punojnë me vendet e ASEAN-it, duke përfshirë dhe Filipinet për të nxitur zbatimin e plotë dhe efikas të Kodit të Sjelljes së Palëve në Detin e Kinës Jugore, duke arritur një konsensus për të sa më shpejt që të jetë e mundur," shtoi Lu. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore