Korniza e nismës "Një brez, një rrugë"

2017-04-19 19:00:30 CRI Komenti juaj Printoni
Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit dhe Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të ("Një brez, një rrugë") përshkojnë kontinentet e Azisë, Evropës dhe Afrikës, duke lidhur zonën me gjallëri ekonomike të Azisë Lindore dhe zonën e zhvilluar ekonomike të Evropës dhe duke përfshirë shumë vende me një hapësirë të gjerë dhe një me potencial të madh zhvillimi.

Brezi Ekonomik i Rrugës së Mëndafshit synon hapjen e rrugës nga Kina drejt detit Baltik nëpërmjet Azisë Qendrore dhe Rusisë; të rrugës nga Kina drejt Gjirit Persik dhe Mesdheut nëpërmjet Azisë Qendrore e Azisë Perëndimore, si dhe të asaj nga Kina drejt Azisë Juglindore, Azisë Jugore dhe Oqeanit Indian. Ndërkohë, Rruga Detare e Mëndafshit e Shekullit të 21-të fokusohet te linja nga portet kineze drejt Evropës nëpërmjet Detit të Kinës Jugore dhe Oqeanit Indian, si dhe linja nga portet kineze drejt Paqësorit Jugor.

Në bazë të rrugëve tokësore të sipërpërmendura, do të krijohen korridoret e bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar, duke përfshirë Urën e Re Kontinentale Euraziatike, si edhe korridoret ekonomike Kinë-Mongoli-Rusi, Kinë-Azi Qendrore-Azi Perëndimore dhe Kinë-Gadishulli i Indokinës, duke u mbështetur te qytetet dhe parqet industriale kryesore përgjatë këtyre rrugëve. Për sa u përket linjave detare, do të krijohet korridori ekonomik Kinë-Pakistan, si edhe ai Bangladesh-Kinë-Indi-Mianmar.

Mrekulli