Presidenti turk Rexhep Erdogan takon zv.kryeministren kineze Liu Yandong

2017-04-19 10:41:49 CRI Komenti juaj Printoni

 

Taip Erdogan u takua të martën në Pallatin Presidencial në Ankara me zv.Kryeministren e Kinës Liu Yandong.

Presidenti Erdogan përcolli nëpërmjet znj. Liu përshëndetjet dhe urimet e tij për presidentin kinez Xi Jinping. Erdogani tha se i kushton vëmendje të madhe Forumit për nismën "Një brez, një rrugë", që do të zhvillohet në maj, duke shprehur  dëshirën që të takohet përsëri me homologun e vet kinez Xi Jinping. Kreu i shtetit turk shprehu shpresën se të dy palët do të eksplorojnë potencialet dhe do të thellojnë më tej bashkëpunim ekonomik dhe tregtar, dhe shprehu mirëpritje për investimet kineze në Turqi. Erdogani u shpreh gjithashtu se Ankaraja është e gatshme që të forcojë bashkëpunimin me Kinën në luftën kundër terrorizmit.

Zv.kryeministrja kineze Liu Yandong, nga ana e tij, i përcolli presidentit Erdogan përshëndetjet e presidentit kinez Xi Jinping. Ai shprehu urime për zhvillimin e qetë të referendumit për ndryshimet kushtetuese në Turqi. Liu mirëpriti pjesëmarrjen e presidentit Erdogan në Forumin për "Një brez, një rrugë" që do të zhvillohet në Kinë, duke shprehur besimin se kjo do t'u japë një gjallëri të re marrëdhënieve kino-turke. Numri dy i qeverisë kineze tha se vendi i saj i vlerëson lart marrëdhëniet me Turqinë dhe shprehu shpresën se të dy palët do të thellojnë më tej bashkëpunimin pragmatik në çdo fushë dhe do të forcojnë ndërthurjen e strategjive të tyre të zhvillimit, do të nxitin zbatimin e nismës "Një brez, një rrugë", do të përmirësojnë nivelin e bashkëpunimit rajonal dhe do të rigjallërojnë Rrugën e lashtë të Mëndafshit.

Mrekulli
Lajmet Kryesore