"Një brez, një rrugë", hapet Qendra e Shërbimit e CCB-së në Singapor

2017-04-19 10:40:41 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën u zhvillua në Singapor ceremonia e përurimit të Qendrës së Shërbimit Infrastrukturor dhe Qendrës së Bankës Personale të Bankës së Ndërtimit të Kinës (CCB). Në këtë ceremoni ishin të pranishëm guvernatori i CCB-së Wang Zuji, i ngarkuari me punë i ambasadës së Kinës në Singapor Fang Xinwen dhe ministri i Arsimit dhe zv.ministër i Transportit i Singaporit Ng Chee Meng.

Guvernatori i CCB-së Wang Zuji u shpreh se, në kushtet kur ekonomia botërore është shumë e ndërlidhur, bashkëpunimi Kinë-Singapor do të vazhdojë të zgjerohet dhe të rinovohet. Sipas tij, bashkëpunimi dypalësh do të luajë rol më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë botërore dhe të vendeve përgjatë Brezit Ekonomik të Rrugës së Mëndafshit.

Ng Chee Meng nga ana e tij theksoi se CCB është një bankë me ndikim ndërkombëtar dhe shprehu shpresën se Qendra e Shërbimit Infrastrukturor e CCB-së do të nxitë financimin ndërkufitar nga kompanitë kineze nëpërmjet projeteve në kuadër të nismës "Një brez, një rrugë". Ai shtoi se kompanitë kineze mund të zhvillojnë bashkëpunim me kompanitë, institucionet financiare dhe organet qeveritare të Singaporit, për të promovuar strategjinë "Një brez, një rrugë". (Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore