Prezantohet varianti i ri i 'Google Earth' që punon nga shfletuesi dhe celularët

2017-04-19 10:39:51 CRI Komenti juaj Printoni

Google prezantoi të martën një variant të përmirësuar fotografik të shërbimit të saj të hartave të Tokës, duke gërshetuar historinë me inteligjencën artificiale dhe çliruar programin nga aplikacioni i tij.

Drejtorja e Google Earth, Rebecca Moore, tregtoi se varianti i ri u mundëson përdoruesve që të shikojnë me lehtësi planetin ku jetojnë nga kompjuterët, celularët inteligjentë apo tabletat.

Një funksion i ri i quajtur 'Voyager' (udhëtari) u lejon përdoruesve të zbulojnë në mënyrë dixhitale planetin dhe të drejtohen nga histori ndërvepruese.

Menaxheri i produktit i Google Earth, Gopal Shah, tregoi se përdoruesit mund të zbulojnë edhe vende që nuk i kanë njohur më parë.

"Voyager e sjell planetin më të gjallë dhe të tregon cepat e fshehtë rreth e përqark, duke të mësuar për vende të ndryshëm dhe gjithë ato mënyra për të udhëtuar dhe zbuluar vende që nuk i ke njohur më parë."

Njësia e inteligjencës artificiale të Google-it është vënë në shërbim të përdoruesve për të kërkuar më thellë në informacionin e internetit rreth maleve, shekujve, vendbanimeve apo vendet e tjera që mund të vizitohen virtualisht.

Varianti i ri i Earth u lëshua i integruar në shfletuesin e internetit Chrome dhe për pajisjet që përdorin sistemin Android, ndërsa për pajisjet e Apple do të vijë së shpejti. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore